TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Neritan Sejamini deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Basha dhe Berisha luftuan për pushtet dhe se nuk kanë asnjë ndryshim në mënyrën se si qeverisin partinë.
Sejamini tha se zgjedhjet në vitin 2025 duhen parë si mundësi për të dalë më e fortë dhe Rama të dalë më i dobët.
“Lufta Basha-Berisha ishte luftë e pastër për pushtet. Zoti Basha në mënyrën si qeveris partinë nuk ka ndryshim nga Berisha. Por nëse flasim për berishizëm, të gjithë janë berishistë në Shqipëri. Edhe Basha, Rama, Meta etj. Në këtë luftë fitoi Berisha, humbi Basha, histori e mbyllur.
Parimi i krijimit të identitetit përmes armikut është thelbësisht komunist. Po t’u heqësh armikun nuk u mbetet asgjë. Nëse janë grupim vlerash sot kanë mundësinë të krijojnë një parti me vlerat e tyre. Deri më sot ka qenë luftë për pushtet duke shfrytëzuar partinë. Tani të gjithë kanë mundësinë të krijojnë një parti dhe të japin shembullin si bëhet një parti moderne.
Zgjedhjet në 2025 duhen parë si mundësi për të dalë më e fortë dhe Rama të dalë më i dobët. A do t’i shfrytëzojë këto zgjedhje për të krijuar një platformë për ndryshim të vërtetë që megjithëse e ka përmendur nuk e ka bërë? Pra a do të sjellë ndryshimin? A do ndryshojë vetë? Problemi që ka është a do mbijetojë pas zgjedhjeve. Problem që ka sot është të mos kalojë në eufori. Të mos krijojë iluzione, por të kuptojë se nuk ka ndryshuar asgjë nga detyra që kishte në 2013. Fokusi i saj nuk është të rrëzojë Edi Ramën, kjo do të ishte parrullë disfatiste. Qëllimi duhet të jetë të fitojë zemrën e njerëzve”-tha Sejamini.