TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kuqezinjtë përballen më 15 qershor kundër Italisë në Dortmund, teksa në datën 19 luajnë me Kroacinë, për ta përmbyllur fazën e grupeve kundër Spanjës në datën 24 qershor.
I pyetur nga moderatori i emisionit ‘Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi për ekipin që trajneri Sylvinho ka bërë me 27 futbollistë për këtë Euro 2024, derisa jashtë listës kanë mbetur Sokol Cikalleshi, Keidi Bare, Myrto Uzuni e Arbnor Muja, Duka u shpreh se lojtarët që nuk u përzgjodhën kanë të drejtë të mërziten, por tashmë nuk ka nevojë të diskutohet më. Sipas tij vëmendja duhet përqendruar vetëm te ndeshja me Italinë.
“Padyshim se këto hapin diskutime dhe janë normale dhe janë dhe reale sepse diferencat e ekipit kombëtar nuk është se janë shumë të mëdha, le të themi janë aty-aty, apo varet nga pozicionet, nga numri i futbollistëve që ke për çdo pozicion, je i detyruar që minimalisht të kesh të dubluar për çdo pozicion dhe kjo bën që të lesh jashtë edhe ndonjë futbollist me kualitet. Por unë nuk dua që ne tashmë ok megjithëse është e rëndësishme e kemi diskutuar dhe për ata që nuk janë padyshim kanë të drejte të mërziten dhe për ata që nuk janë nuk duhet diskutojmë më. Ne duhet të diskutojmë këto që do i kemi në fushë kundër Italisë dhe të gjithë ne dhe stafi, mediat, vetë futbollistët duhet përqendruar vetëm në një gjë, kundër Italisë”-tha Duka.