TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident ka ndodhur në Tiranë rreth orës 08:20 te rrethrrotullimi Shkozës, ku ka humbur jetën një person.
Mësohet se një 55-vjeçar ne inicialet G. M., duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një person të paidentifikuar që lëvizte me biçikletë i cili si pasojë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 14.06.2024, rreth orës 08:20, te rrethrrotullimi Shkozës, shtetasi G. M., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.