AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 22:44

Protestuesi goditet nga bombola e gazit lotsjellës në kokë, transportohet te Trauma. Ja gjendja e tij

Protestuesi goditet nga bombola e gazit lotsjellës në kokë,

Momente tensioni janë shënuar në protestën e opozitës. Protestuesit nuk kanë ndaluar së hedhuri molotovë apo fishekzjarrë teksa policia ka përdorur gaz lotsjellës.

Gjatë përplasjes një nga protestuesit është goditur në kokë nga bombola e gazit lotsjellës, ndërkohë është marrë menjëherë nga disa persona të tjerë. Nënkryetari i PD Luçiano Boçi deklaroi se e kishte dërguar protestuesin fillimisht në QSUT, por kishte pasur hemorragji nga hundët dhe goja dhe e kishin dërguar te Trauma. Nuk dihet ende gjendja e tij.

Sipas informacioneve deri tani nga protesta jane 2 të lënduar. Vetem një person është paraqitur momentalisht në spital si pasojë e helmimit nga gazi. Nga ana tjetër, 25 persona janë shoqëruar në polici, ku disa prej tyre janë kapur me çanta me molotov.