TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha si një njeri “të mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht”, ndërsa shtoi se sipas tij janë cenuar simbole dhe institucione të rëndësishme të vendit.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i SHQUP-it mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, tha Balla.
Balla komentoi pamjet që vijnë nga protesta e opozitës pasi më herët në një postim tjetër paralajmëroi se do të kishte akte dhune.
“Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur”, deklaroi Balla.