AKTUALITET, 20 Shkurt 2026, 22:17

Protesta e opozitës/ Reagon Meta: As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze s’e ndalin dot uraganin e lirisë

Protesta e opozitës/ Reagon Meta: As plumbat e gomës, as dhuna

Ish-Presidenti Ilir Meta ka thënë se protesta e opozitës konfirmoi edhe njëherë vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e “kalbur” të Edi Ramës.

Pas përfundimit të protestës, e cila zgjati për më shumë se 3 orë, Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një statusi në Facebook. Meta thekson se “uraganin e lirisë” nuk mund ta ndalë më as dhuna apo as plumbat e gomës.

Reagimi i ish-Presidentit Ilir Meta

20 Shkurti i rrëzimit të diktaturave konfirmoi vendosmërinë e shqiptarëve për të shembur regjimin e kalbur të Edi Ramës.
As plumbat e gomës, as dhuna kriminale dhe as rrëmbimet mafioze të protestuesve nuk e ndalin dot uraganin e Lirisë.
Mirënjohje për guximin, qëndresën dhe vendosmërinë për t’i rikthyer Shqipërisë me çdo çmim Lirinë.
FITORE!