TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kohën kur jashtë selisë së Partisë Demokratike po zhvillohej protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, kryetari i shkarkuar Lulzim Basha po zhvillonte në seli mbledhje.
Mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve u ndërpre pas trazirave të shumta që nisën në oborrin e selisë.
‘JOQ’ ka ndarë një video brenda zyrave të selisë, aty ku shihen disa persona që filmojnë dhe vëzhgojnë sa munden në dritare.
Disa prej tyre shihen në këmbë e të tjerë të ulur në karriget që ndodhen larg dritareve.
View this post on Instagram
Por çfarë ndodhi dje brenda oborrit të PD?
Një situatë e paprecedentë u regjistrua ditën e djeshme në selinë e PD-së, ku për më shumë se tre orë pati përplasje nga të dyja palët, mbështetësit e Sali Berishës, e ata të Bashës ishin të mbyllur brenda.
Edhe pse tentuan, demokratët që shqyen dyert e jashtme të selisë, nuk depëtuan deri tek zyra e kryedemokratit Lulzim Basha në katin e dytë.
Teksa përplasja intensifikohej Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila i është përgjigjur menjëherë duke marrë në kontroll situatën, duke nisur edhe shoqërimet e para.