AKTUALITET, 13 Mars 2022, 12:37

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Gjykata e Lezhës liron pesë të arrestuarit në Mirditë

Protesta kundër rritjes së çmimeve, Gjykata e Lezhës liron

Gjykata e Lezhës la këtë të diel të lirë pesë personat e arrestuar ditën e premte, në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta Rruga e Kombit në afërsi hyrje të Rrëshenit.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.

Ditët e fundit dhjetra qytetarë janë arrestuar në të gjithë vendin në protestat që kanë përfshirë shumë qytete kundër rritjes së çmimeve.