AKTUALITET, 13 Mars 2022, 11:30

Dyshohet se rusët kanë rrëmbyer një tjetër kryebashkiak në Ukrainë

Dyshohet se rusët kanë rrëmbyer një tjetër kryebashkiak

Forcat ruse dyshohet se kanë rrëmbyer kryebashkiakun e qytetit jugor të Dniprorudne, tha ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Yevhen Matveyev është kryebashkiaku i dytë ukrainas që dyshohet se është rrëmbyer nga avancimi i trupave ruse në tre ditët e fundit.

Kuleba tha se “kriminelët rusë të luftës” e kanë rrëmbyer kryetarin e bashkisë të Dniprorudne, Yevhen Matvejevi.

“U bëj thirrje të gjitha shteteve dhe organizatave ndërkombëtare që të ndalojnë terrorin rus kundër Ukrainës dhe demokracisë,” tha Kuleba.