TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personat me aftësi të kufizuara i janë bashkuar protestës kundër çmimeve që nga dita e parë.
Një prej tyre është Flamur Bala i cili ka ardhur nga Durrësi.
“Unë sot kam ardhur nga Durrësi dhe mora faturën e naftës me vete.
Si mund ta përballojë një person me aftësi të kufizuar këtë çmim nafte. Persona me aftësi të kufizuar s’kanë buxhet dhe ekonomi për t’i futur naftë makinës.
Por nuk është vetëm kjo sepse janë rritur dhe çmimet e ushqimeve. Ne e kemi të nevojshme makinën për të bërë terapi. Sot kam dalë në emër të çdo shqiptari sepse gjendja po vështirësohet”, tha Bala.