TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Durrësit ka liruar nga qelitë dy të arrestuarit gjatë protestës së ditës së enjte për rritjen e çmimeve në qytetin bregdetar.
Gjyqtar Markelian Koça, vendosi për dy të rinjtë, Endri Smeli, 21 vjeç dhe Alehandro Basho, 33 vjeç, masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Protestuesit u arrestuan pas bllokimit të rrugës të enjten, për rritjen stratosferike të çmimit të karburanteve dhe si pasojë edhe e produkteve të tjera.