AKTUALITET, 13 Mars 2022, 12:28

Protestuesi kërkesë Ramës: Ule naftën në çmimin 170 lekë!

Protestuesi kërkesë Ramës: Ule naftën në çmimin

Fatmir Merkoçi i bashkuar kësaj proteste duke i kërkuar kryeministrit Edi Rama të ulë çmimet.

Gjatë fjalës së tij ai u shpreh se simboli i vetëm i kësaj proteste është flamuri shqiptar.

“Të kam deklaruar që ky është simboli i vetëm i protestës, flamuri shqiptar.

Edvin të them Edvin për një arsye, të njoh dhe jemi 30 metra larg. Emrin e ndërrove pasi shkove në Spanjë dhe erdhe me emrin Edi.

Nëse të them hajdut je hajdut. Je mësuar vetëm të bësh monolog.

Të them tje hajdut sepse ke vjedhur. Je qeveria e dytë në botë më e korruptuar, je ti që e ke bërë Shqipërinë pika kalimi droge dhe klandestinësh. Ule naftën në çmimin 170 lekë , siç e ka bërë sot Italia.

Mos kujto se do të bësh numra dhe do të tallesh me qytetarët. Ul çmimet aty ku kanë qenë, dhe jo vetëm t’i heqësh edhe taksën. Bukën e ke rrit dyfish, këtu nuk dalim për t’u tallë as për të sharë dhe as për të ofenduar.

Edvin ku shkon nafta, ku ikën nafta. Oligarkët e tu marrin naftë.

Edvin matu mirë, më thuaj sa është buxheti i Luftës,. sa e ke rezervën shtetërore në gjendje lufte?

Po të them ky popull nuk do të ikë kaq lehtë…Sot Edvin ka një problem shumë të madh sepse t’i ke kapur gjithçka”, tha ai, duke e mbyllur fjalën e tij: “Kujdes spiunët.”