AKTUALITET, 8 Maj 2026, 19:30

Protesta e opozitës, nis grumbullimi i qytetarëve në bulevard, efektivët vendosen gardh para Kryeministrisë

Protesta e opozitës, nis grumbullimi i qytetarëve në bulevard,

Efektivë të Policisë së Shtetit kanë nisur të vendosen gardh para Kryeministrisë, ndërkohë që pritet të nisë protesta e radhës kombëtare e thirrur nga opozita në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Reshjet e shiut duket se po shtyjnë disi nisjen e protestës, ndërkohë që ka nisur grumbullimi i qindra qytetarëve para Kryeministrisë.

Rrreth 1,500 efektivë policie do të angazhohen në terren për mbarëvajtjen dhe sigurinë gjatë protestës së opozitës. Ndonëse nuk dihet skenari i PD-së, si zakonisht është vendosur një kordon metalik që rrethon perimetrin e godinës së kreut të qeverisë.

Ndryshe nga protesta paraardhëse në bulevard nuk është vendosur një podium, dhe nuk pritet të ketë fjalime politike nga lidershipi i PD-së. Një i moshuar pak para nisjes së protestës u shpreh se: “Kam pension sa për të ngrënë një copë bukë. Pensione marrin deputetët e të tjerët”.