TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme (8 maj) në qendër të qytetit të Beratit, me pasojë plagosjen e një këmbësori.
Ngjarja u regjistrua në aksin rrugor Axhensi-Ish-Merkata. Mjeti tip “Golf”, goditi këmbësorin 60-vjeçar, që mori plagë kritike në trup dhe kokë dhe u dërgua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.
Vetura dyshohet se ishte duke qarkulluar me shpejtësi në këtë rrugë dhe ka goditur një këmbësor 60-vjeçar, që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
I plagosuri është transportuar me ambulancë, ku konfirmohet se është futur fillimisht në sallën e operacionit pasi kishte një goditje në kokë dhe më pas është transportuar në Repartin e Urgjencës, ku ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë Rrugore, që përpos këqyrjes së vendngjarjes po kryejnë edhe verifikimin e pamjeve të kamerave të sigurisë të bizneseve të zonës, ndërkohë që 20-vjeçari që ishte në drejtim të automjetit tip “Golf” është shoqëruar në polici, për të dhënë dëshminë e tij rreth ngjarjes.