AKTUALITET, 8 Maj 2026, 15:06

Avokati i Veliajt: Përfaqësuesja e KLP s’ka tagër për të bërë parashtrime! Gjykata: Autorizimi i rregullt

Avokati i Veliajt: Përfaqësuesja e KLP s’ka tagër për

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, në seancën e sotme administrative, përfaqësuesja e KLP nuk ka tagër për të bërë parashtrimet.

“Zonja për përfaqëson KLP nuk ka tagër për të bërë parashtrimet. KLP nuk ka i ka dhënë rrethin e tagrave”, është shprehur ai.

Ndërsa përfaqësuesja e KLP ka theksuar se kryetari ka tagër për të caktuar pjesën tjetër të administratës.

“Kryetari i tagrat për të caktuar pjesën tjetër të administratës, kam 6 vite që ushtroj këto tagra si përfaqësuese e KLP me këtë model përfaqësimi”, ka thënë përfaqësuesja e KLP.

Nga ana  e tij Veliaj kërkon kohë që të njihet me prapësimet e bëra nga pala e paditur Këshilli i Lartë i Prokurorisë

Megjithatë gjykata vlerëson se autorizimi cilësohet i rregull, përcaktohet që juristët përfaqësojnë institucionin.

Kujtojmë se në gjykatën administrative zhvillohet seanca ku po shqyrtohet padia e kryebashkiakut Erion Veliaj për prokurorin Ols Dado. Në nise të seancës, avokati i Veliajt kërkoi që procesi të transmetohej live, gjë e cila u rrëzua më pas nga trupa gjykuese, e cila vendosi regjistrimin e pjesshëm.