TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Shoqatës së Prokurorëve, Gëzim Spahiu, si dhe me prokurorin Ledion Tema, ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat dhe ecuria e sistemit të prokurorisë në vend.
Në një reagim në “X”, Gonzato theksoi se një sistem prokurorie i pavarur dhe plotësisht funksional varet nga njerëzit të cilëve u është besuar përgjegjësia për ta mbajtur atë në këmbë.
“Diskutuam mbi çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e karrierës brenda sistemit të prokurorisë, cilësinë e drejtësisë dhe nevojën për ta forcuar më tej atë në të gjithë vendin”, shkruan ambasadori i BE-së.
Ai nënvizoi se sistemi i drejtësisë ka sot më shumë se kurrë nevojë për plotësimin e vendeve vakante dhe përmirësimin e efikasitetit, ndërsa theksoi se Bashkimi Europian vijon të mbështesë punën e Shoqatës së Prokurorëve për zbatimin e reformës në drejtësi dhe ruajtjen e frymës së saj.
“Një sistem prokurorie i pavarur dhe plotësisht funksional varet nga njerëzit të cilëve u është besuar ta mbajnë atë në këmbë.
Pata një takim të mirë me prokurorin Gëzim Spahiu, President i Shoqatës së Prokurorëve, dhe prokurorin Ledion Tema. Diskutuam mbi çështje të rëndësishme që lidhen me zhvillimin e karrierës brenda sistemit të prokurorisë, cilësinë e drejtësisë dhe nevojën për ta forcuar më tej atë në të gjithë vendin.
Sot, më shumë se kurrë, sistemi ka nevojë të plotësojë të gjitha vendet vakante dhe të përmirësojë efikasitetin e tij, për t’u shërbyer më mirë qytetarëve. Magjistratët e rinj janë një aset i rëndësishëm për funksionimin dhe qeverisjen e sistemit në të gjitha nivelet.
BE-ja ???????? mbështet punën e Shoqatës për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për ruajtjen e frymës së saj”, shkruan Gonzato në “X”.