AKTUALITET, 8 Maj 2026, 19:03

Aksident në Himarë, makina përplaset me bordurën anësore të rrugës, plagosen 2 vajza

Aksident në Himarë, makina përplaset me bordurën

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Himarë–Borsh, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.