AKTUALITET, 8 Maj 2026, 17:30

Monedha evropiane e mbyll javën me tjetër rekord negativ, 1 euro po këmbehet me 95.4 lekë

Monedha evropiane e mbyll javën me tjetër rekord negativ, 1 euro po

Monedha evropiane e mbyll javën në vlerat më të ulta historike të këmbimit të saj në lekë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro sot u këmbye mesatarisht me 95.4 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.  

Shkaku kryesor i kësaj rënie sipas ekspertëve është goditja e tregjeve të huaja nga lufta SHBA-Izrael ndaj Iranit.

Në rënie e mbyll javën edhe dollari amerikan, i cili u këmbye me 81 lekë. Kursi i këmbimit po sfidon edhe vetë Bankën e Shqipërisë, e cila pavarësisht se vitin e kaluar bleu më shumë se 1 miliardë euro në tregun valutor, nuk arriti të frenojë rënien e monedhës evropiane.