AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 14:41

Tragjike në Durrës, 19-vjeçari futet në det për të shpëtuar dy të mitur nga mbytja, por nuk arrin të dalë vetë, nisin kërkimi për gjetjen e trupit të tij

Tragjike në Durrës, 19-vjeçari futet në det për

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Durrës në Bisht Pallë, ku dyshohet se një 19 vjeçar është mbytur.

Sipas informacioneve paraprake, 19 vjeçari është futur në ujë për të shpëtuar dy 15 vjeçar që po rrezikonin të mbyteshin, por nuk nuk ka mundur të dalë vetë.

Raportohet se ende trupi i tij nuk është gjetur, ndërsa dy të miturit janë nxjerrë nga deti dhe janë transportuar në spitalin e Durrësit. Shpresat për gjetjen e të riut me shenja jete, janë zbehur, për shkak se ka kaluar mjaft kohë që nga momenti që është futur në ujë.