AKTUALITET, 14 Korrik 2022, 14:15

VIDEO/ Berisha i rrethuar nga garda në foltore, ndërpritet seanca

VIDEO/ Berisha i rrethuar nga garda në foltore, ndërpritet seanca

Ka sjellë debate në Kuvend kërkesa e deputetes Elda Hoti për të ndërruar radhën e saj për të folur me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Kjo nuk u pranua nga nënkryetarja Ermonela Felaj. Pas këmbënguljes së deputetëve mbështetës të Berishës, Felaj kërkoi pesë minuta pushim, ndërkohë që ish-kryeministri u pozicionua në foltore dhe priste të merrte fjalën.

Pjesë nga debati:


Elda Hoti: Kërkoj që të ndërroj radhën time për të folur me zotin Berisha.

Ermonela Felaj: Ju nuk mund të ndërroni radhën me një deputet që nuk është pjesë e grupit parlamentar.

Enkelejd Alibeaj:  Ju kujtoj se zonja Hoti është deputet e ‘Aleancës për Ndryshim’

Ermonela Felaj: Zoti Berisha nuk ua kam dhënë fjalën.

Oerd Bylykbashi: Zonja drejtuese e seancës neni 46 e përcakton qartë, lejohet ndërrimi i radhës, ndërmjet deputetëve në marrëveshje mes tyre.

Felaj: Koha e debatit është 4 orë. Secili grup ka kohën e tij.