AKTUALITET, 1 Mars 2023, 10:55

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 60-vjeçari në Durrës

Makina përplas këmbësorin, humb jetën 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është aksidentuar mëngjesin e sotëm për vdekje në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i këmbësoreve ku një automjet me shofer një 44 vjeçar përplasi për vdekje këmbësorin 60 vjeç.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në lagjen nr.14, te mbikalimi i këmbësoreve, një automjet me drejtuese shtetasen A. B., 44 vjeçe, ka përplasur shtetasin Y. H., rreth 60 vjeç (këmbësor).

Si pasojë e aksidentit, 60-vjeçari ka humbur jetën.