TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar sot se pronarët në kërkim të kompanive të inceneratorëve kanë kërcënuar se do të flasin, duke “përdorur teknikën Bllako”.
Sipas Berishës, ata nuk arrestohen pasi kanë mbrojtje nga qeveria. Berisha akuzoi Ramën se është pronari i vërtetë i inceneratorëve.
Deklarata e Berishës:
Miliona e miliona disbursohen çdo ditë te njerëzit në kërkim për djegësat, njerëzit e tyre te kompania e këtyre, se është absolutisht e ministrave, kompani e Ramës.
Gugalja, Mërtiri dhe Zoto ata janë thjesht administratorët e kompanisë së qeveritarëve prandaj nuk arrestohen ata.
Ata përkundrazi ka ndërhyrje të fuqishme se dhe ata po përdorin teknikën Bllako.
Përdorin teknikën Bllako ose më hiq akuzën ose do flas.
Ata kanë zbatuar porositë, kanë qenë përuruesit e parave të këtyre e kanë filluar procesi për çlirimin, se del paradoksi si po i marrin paratë ata, si mund të ndodhe të marrin para persona në kërkim?
Po ndodh procesi njëlloj me Bllakon se po flasin ata. Ata kanë kërcënuar, e kërcënojnë që tani boll i kryem ne rolet, paratë janë tuajat.