AKTUALITET, 19 Tetor 2022, 11:11

Pedagogët protestë edhe në Elbasan, Pajenga: Paga mujore duhet të jetë më e lartë

Pedagogët protestë edhe në Elbasan, Pajenga: Paga mujore duhet

Ditën e sotme në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan u mbajt protesta e parë e pedagogëve.

Edlira Pajenga, e cila është pedagoge e këtij fakulteti është shprehur se kushtet që ata kërkojnë janë bazike. Sipas saj, paga mujore e pedagogëve duhet të jetë më e lartë dhe jo e krahasueshme me pagën e invalidëve.

Ajo shtoi gjatë intervistës së saj se protestat janë të mirëorganizuara dhe do të vijojnë deri në momentin që kryeministri Edi Rama t’u përgjigjet pozitivisht kërkesave të tyre.

Kujtojmë se protestat e pedagogëve po vijojnë në të gjithë vendin, me kërkesat e tyre për rritje pagash dhe më tepër investime në arsimin e lartë.