TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama deklaroi se partia që synon të marrë pushtetin, duke e drejtuar gishtin nga opozita, shkon në Gjykatën Kushtetuese për të rrëzuar vendimin për konfiskimin e kateve pa leje.
Në një postim në Twitter, Bardhi thotë se Rama gënjen për “të mbrojtur oligarkët”.
Sipas tij, opozita në GJK “ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit”.
Deklarata e Ramës për ndërtimet pa leje, reagon Gazment Bardhi
Edi Rama vazhdon të gënjejë për të mbrojtur oligarkët. Opozita në GJK ka kërkuar shfuqizimin e VKM që legalizon pa ligj katet shtesë të Kullave të pastrimit të parave të pista dhe korrupsionit. Konfiskimin e parashikon ligji! Zbato ligjin për oligarkët njëlloj si për çdo qytetar.