TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një aksident i rëndë u shënua mëngjesin e sotëm në aksin Lezhë – Shkodër. Një automjet tip Fiat është përplasur me një zetor në vendin e quajtur kryqëzimi i Kallmetit.
Nga informacionet paraprake mësohet se dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër është plagosur.
Nga informacionet e para Fiati ka goditur nga pas zetorin. Përplasja ka qenë e fortë dhe mësohet se kanë humbur jetën në vend, shoferi dhe pasagjeri i Fiat-it.
Pas goditjes, drejtuesi i zetorit, Ardian Tomaj nga fshati Gocaj, ka humbur kontrollin duke e nxjerrë mjetin nga rruga e për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Lezhës.
Njoftimi i policisë
"Rreth orës 5:00, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Kallmetit", shtetasi Prend Marku, banues në Tale, Lezhë, duke drejtuar automjetin tip "Fiat", ka goditur nga pas karrelin e një mjeti bujqësor zetor i drejtuar nga shtetasi A. T. banues në Gocaj, Lezhë.
Për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi i mjetit "Fiat" shtetasi Prend Marku, 56 vjeç si dhe pasagjeri po në këtë mjet shtetasi Martin Gjoka, 54 vjeç.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."