TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia italiane ka arritur të arrestojë dy personat që dyshohet se vranë një shqiptar në Padova një ditë më parë. Ata u ndaluan nga policia rrugore. Ngjarja që tronditi Padovan ndodhi paraditen e djeshme.
Shqiptari 24-vjeçar humbi jetën në një pellg gjaku, i goditur mesa duket me thikë. Dy bashkëkombas të tij, 26 dhe 28 vjeç, u plagosën dhe u dërguan në spital.
Pas ngjarjes, dy autorët u larguan me një Clio të kuqe. Të rinjtë dyshohet se u kishin bërë një pritë viktimave të tyre.
Pas sherrit të dhunshëm, një dëshmitar dëgjoi thirrje në një italishte të çalë: Jemi keq, ambulancë.
Ndërkohë një tjetër dëshmitar tha se autorët ishin ngjitur në katin e tretë të një shtëpie, kishin futur diçka në valixhe, kishin marrë çelësat e makinës dhe u arratisën.