TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Personi që shihni është i plagosuri, i cili ishte shënjestra e të shtënave në Kumanovë gjatë kësaj të marte.
Ai u qëllua me katër plumba, në pjesë të ndryshme të trupit, teksa ndodhej në rrugën “Dimitrija Tucakovic”. Ai është jashtë rrezikut për jetën.
Pas kryerjes së ekzaminimeve në Spitalin e Përgjithshëm, ai është dërguar në Shkup, informoi drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Sasho Stosevski.
“Personi është pranuar me katër plagë nga arma e zjarrit në zonën e parakrahut të majtë dhe gjurit të djathtë. Të gjitha ekzaminimet janë kryer nga ana jonë – rëntgen, kompjuterik. Personi është jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar në klinikat në Shkup me një automjet nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës”, tha drejtori Stosevski.