TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Partia Socialiste ka dërguar në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor kërkesëpadinë ndaj Komisionit Rregullator në KQZ, ku kundërshton mosmarrjen e vendimit për miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme të datës 09 nëntor 2025 për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë.
Nesër në ora 09:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, do të hidhet shorti për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor, për gjykimin e kësaj kërkesë-padie.
Në këtë padi PS kundërshton mosmarrjen e vendimit nga Komisioni Regullator në KQZ, për: “Miratimin e disa afateve procedurale që lidhen me zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025;
“Miratimin e disa karakteristikave teknike të fletës së votimit për zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025;
“Përdorimin e pajisjes së identifikimit elektronik të votuesve në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025;
“Përdorimin e kamerave regjistruese dhe të monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në Vendet e Numërimit të Votave në zgjedhjet e pjesshme për kryetar në bashkitë Tiranë, Berat, Tepelenë, Cërrik, Mat dhe Vlorë, të datës 09 nëntor 2025.”
Komisioni Rregullator shqyrtoi dje 4 projektvendime për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë, Tepelenë, Cërrik, Berat, Mat dhe Vlorë, që do të mbahen në datën 9 nëntor.
Projektvendimet për afatet procedurale, specifikimet teknike të fletës së votimit, përdorimin e pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe përdorimin e kamerave regjistruese e monitorët për shfaqjen e fletës së votimit në Vendet e Numërimit të Votave, nuk u miratuan, pasi nuk morën kuorumin e nevojshëm të votave.