AKTUALITET, 7 Tetor 2025, 17:24

"Ka 16 vjet shkollë"/ Vrasësi i gjyqtarit Kalaja filloi studimet për histori, por...

"Ka 16 vjet shkollë"/ Vrasësi i gjyqtarit Kalaja filloi

Elvis Shkambi, 30 vjeç, hyri dje i armatosur në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit dhe zbrazi armën ndaj gjyqtarit Astrit Kalaja duke e lënë të vdekur, si dhe plagosi dy të tjerë. Ngjarja tronditëse mori edhe jehonë ndërkombëtare, ndërsa vetë Shkambi, u shfaq i qetë pas vrasjes.

Pamjet nga kamerat e sigurisë treguan 30-vjeçarin teksa rrinte me duar në xhepa para gjykatës, dhe teksa policët po e kërkonin, ai ngriti duart duke iu thënë “jam unë”.

Një ditë pas arrestimit, xhaxhai i tij, në një deklaratë që do t’i kushtonte lirinë, tha se kush do e dënonte nipin, do të kishte të njëjtin fat si Astrit Kalaja.

Ai ndër të tjera tha se nuk ishte ai vrasësi, por shteti, se "ai ishte djalë i shkolluar me 16 vite’" Ai rezulton i regjistruar në programin “Histori” në vitet 2013-2014, por nuk është diplomuar.