AKTUALITET, 7 Tetor 2025, 18:30

PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë në zgjedhjet e pjesshme

PS zbulon emrat e kandidatëve për 6 bashkitë që shkojnë

Partia Socialiste ka mbledhur këtë pasdite Kryesinë, për të vendosuri emrat e 6 kandidatëve të saj për bashkitë që do të shkojnë në zgjedhje të pjesshme në 9 nëntor.

Pas mbledhjes, janë njoftuar 6 emrat e kandidatëve, konkretisht:

Kandidatët

Altin Bojni, kandidat i PS për Bashkinë e Matit

Ervin Ceca, kandidat i PS për Bashkinë Berat

Brunilda Mersini, kandidat i PS për Bashkinë Vlorë

Florenc Toka, kandidat i PS për Bashkinë Cërrik

Gramoz Sako, kandidat i PS për Bashkinë Tepelenë

Ogerta Manastirliu,kandidate e PS Bashkia Tiranë.