AKTUALITET, 14 Shtator 2024, 14:53

Priftit që fliste kundër LGBT i dolën biseda "të nxehta" me një burrë, reagon i indinjuar: Ma kanë bërë rusët, serbët dhe grekët!

Priftit që fliste kundër LGBT i dolën biseda "të

At Nikolla Xhufka ka reaguar pas publikimit në emisionin "Piranjat" të bisedave të tij me sfond seksual me një burrë. Prifti thotë se programi ka qenë një "kurth" që i është bërë nga rusët, serbët dhe grekët, në bashkëpunim me televizionin Syri, madje në komentin poshtë video-deklaratës, hedh dyshime se është përdorur edhe "inteligjenca artificiale" ndaj tij! Pra, sipas priftit, komploti ka përmasa të thella jo vetëm kombëtare, por edhe ndërkombëtare! 

Kujtojmë se At Nikolla Xhufka, ka patur qëndrime të vazhdueshme kundër komunitetit LGBT+ dhe martesave gay, duke i shprehur ato edhe në televizion. Madje prifti sugjeronte se komuniteti LGBT+ nuk duhet të kërkojë fare të drejta dhe ishte kundër paradave të krenarisë. 

"Këto paradat, këto të drejtat... Në momentin që ti kërkon të drejta, ti e ke përjashtuar veten nga shoqëria. Dua të jem i barabartë me ty, po pse nuk je i barabartë me mua ti? Mos e trumbetoni, se nuk po bëni ndonjë gjë për të qenë krenar se na çmendët. Krishti në Ungjill thotë Eva dhe Adami, unë kur t'i vë kurorë çiftit nuk mund ti themi Adami dhe Ademi", deklaronte prifti në një dalje televizive. 

Pas publikimit të mesazheve, ku flitej për marrëdhënie seksuale me një burrë, prifti thotë se i është ngritur kurth, duke nënkuptuar se nuk është pjesë e komunitetit LGBT, por këtë e kanë organizuar armiqtë e Kishës së tij! Ai shton se nuk do të tërhiqet nga puna si prift.  

Reagimi: