TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 41-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi u kap në flagrancë duke shitur drogë.
Sipas policisë, shtetasi me inicialet G. C., akuzohet se po i shiste një sasi të vogël lënde narkotike një personi tjetër, i cili u procedua penalisht.
Nga kontrolli i banesës së 41-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike heroinë, 1 peshore elektronike, dhe një sasi metadoni.