TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë ftuar nga presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, në një takim të enjten në mesditë në Bruksel.
Në këtë drekë pune, krahas ushqimeve të ndryshme, pritet që të ftuarit nga Ballkani do t’i kërkojnë zonjës Von Der Leyen që t`ju paraqesë një udhërrëfyes konkret për pesë vitet e ardhshme me afate kohore në kushtet kur do të nisë nga puna Komisioni i ri Europian.
Burime nga Brukseli thanë për TV Klan News se Shqipëria ka paraqitur tashmë një axhendë konkrete reformash me synim arritjen e anëtarësimit të plotë përpara vitit 2030.
Kryeministri Rama pritet që të kërkojë mbajtjen e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në muajin tetor për t’u ndjekur nga një tjetër deri në fund të këtij viti. Pjesa më e rëndësishme e kapitujve pritet të shqyrtohen vitin e ardhshëm në dy konferenca, e katërta në muajin mars dhe e pesta në dhjetor të vitit 2025.
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Erik Mamer, tha se priten diskutime konkrete me liderët ballkanikë për zgjerimin e BE-së. Zonja Von der Leyen pritet që të emërojë në ditët në vijim komisionerin e posaçëm për zgjerimin, prioritet i presidencës së saj.
Data e fillimit nga puna të Komisionit të ri Evropian pritet të jetë 1 nëntori, por me vonesën e krijuar sidomos nga Sllovenia në emërimin e komisionerëve të rinj, Von der Leyen mund të kërkojë edhe më shumë kohë.