AKTUALITET, 14 Shtator 2024, 12:12

Po kthehej nga Tirana/ Meritoni përfshihet në një aksident të rëndë automobilistik, dërgohet me urgjencë në spital

Po kthehej nga Tirana/ Meritoni përfshihet në një aksident

Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident një natë më parë.

Sipas mediave, ish-banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri.

Ndërkohë dëshmitarët e ngjarjes, shprehen se gjithçka ka ndodhur shumë shpejt.

Mjekiqi ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur. Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.

Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.