AKTUALITET, 17 Shtator 2025, 14:18

Prezantimi i qeverisë së re dhe programit, Peleshi firmos urdhrin, çfarë do të ndodhë të enjten

Prezantimi i qeverisë së re dhe programit, Peleshi firmos urdhrin,

Nesër, datë 18 shtator 2025, ora 10:00 do të mbahet seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë për prezantimin e qeverisë së re dhe programit të mandatit të katërt.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka firmosur urdhrin për mbledhjen e Kuvendit.

URDHËR Nr. 6, datë 16.9.2025 Tiranë, më 8.09.2025 PËR MBLEDHJEN E KUVENDIT NË SEANCË PLENARE, DATË 18.9.2025, ORA 10:00

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, nenit 27/1, pikat 2 dhe 3, dhe nenit 110 të Rregullores së Kuvendit, në zbatim të nenit 97 të Kushtetutës dhe bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës,

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 18.9.2025, ora 10:00.

II. II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Në mbështetje të urdhrit nr. 6, datë 16.9.2025 të Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Projektvendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”. (Në mbështetje të nenit 97 të Kushtetutës, dhe neneve 55 dhe 110, të Rregullores së Kuvendit, shumicë e thjeshtë votash për miratim)