TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërkohë dy inceneratorët në Elbasan dhe Fier janë sekuestruar, deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka treguar pse kjo nuk ndodh me inceneratorin e Tiranës.
Sipas Kryemadhit, përveç presioni politik ndaj SPAK, ajo sqaron se kjo kontratë është 30-vjeçare dhe pagesat do të bëhen deri në fund. Ndërsa inceneratori i Elbasanit dhe ai i Fierit u sekuestruan pasi ishin përfunduar pagesat.
Sipas saj, paratë që paguhen për inceneratorin e Tiranës përdoren për të blerë mediat, për të blerë votat dhe shantazhuar prokurorët.

“Është një hetim shumë i thjeshtë i inceneratorit të Tiranës, për të vetmen arsye se pikën e përbashkët inceneratori i Tiranës e ka më Pivot 4, pra nëse Koka, Zoto dhe Bllako janë tre institucione që kanë lëvruar para tek Pivot 4, pika që ndalon çdo pagesë në inceneratorin e Tiranës është Pivot 4.
Ju e dini si vepron kur ka një pikë të përbashkët. Është mungesë e vullnetit nga prokuroria për ta çuar në zgjedhje çështjen e inceneratorit të Tiranës.
Çështja e Inceneratorit të Tiranës ka vështirësinë e saj. Nuk është si rasti i Elbasanit dhe Fierit. Inceneratori i Elbasani u sekuestrua pasi u bënë të gjitha pagesat. Edhe në Fier pagesat janë bërë deri në fund më pas janë sekuestruar.
Ndërsa inceneratori Tiranës është një koncesion që vazhdon për 30 vjet dhe nëse sekuestrohet nga prokuroria dhe administrohet nga shteti i bie që qeveria shqiptare nuk do paguajë 10 milionë dollarë për Zoton dhe inceneratorin e Tiranës, por më pak, sepse vlera nuk do jetë 29 euro për ton por shumë më pak.
Kjo ndodh sepse këto para përdoren për blerjen e mediave, blerjen e votave dhe për të shantazhuar prokurorinë dhe SPAK”, theksoi Kryemadhi.