AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 09:45

Peleshi: Do të rriten pagat e 7 mijë ushtarakëve nga 1 janari 2023, ja sa do të shkojë rroga më e ulët në FA

Peleshi: Do të rriten pagat e 7 mijë ushtarakëve nga 1 janari

Nga 1 janari i vitit 2023, 7 mijë ushtarakë në gjithë vendin, pjesë e Forcave të Armatosura do të përfitojnë një tjetër rritje page, me 7%.

Ministri Niko Peleshi tha në Kuvend sot se në krahasim me 1 janar 2022, më 1 janar 2023 paga e tyre ndryshon me 40%, pra rritje 40% e pagës.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi: Kam një lajm të jashtëzakonshëm për gjithë ushtarakët, janë 7 mijë ushtarakë që do përfitojnë rritje të pagës me këtë buxhet.

Nga 1 korriku i këtij viti të gjithë ushtarakët marrin 30% më shumë pagë. Në janar 2023 ky buxhet mbi këtë 30 % shton dhe 7%. Në total nëse krahasojmë 1 janar 2022 me 1 janar 2023 ndryshon me 40%, pra rritje 40% e pagës.

Me shifra, një ushtarak që merrte pagën më të ulët 500 mijë lekë në 2022 tani do të marrë 700 mijë lekë e kjo është paga me e ulët. Rritja flet për të gjithë njëlloj.