AKTUALITET, 9 Nëntor 2022, 19:53

Nëse Oriola Nebiaj nuk pranon mandatin, në Kuvend hyn vajza e biznesmenit të ndërtimit

Nëse Oriola Nebiaj nuk pranon mandatin, në Kuvend hyn vajza e

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Tiranës, Grida Duma ka vendosur të lërë mandatin që mori një vit më parë në zgjedhjet e 25 prillit, për të drejtuar një emision televiziv në Top Channel. 

Vendin e saj në Parlament, sipas listës së rezultateve të KQZ-së e zë prezantuesja tjetër e Top Channel, Oriola Nebiaj. 

Por, ajo ende nuk ka marrë një vendim, duke deklaruar se po mendohet dhe se ka angazhime dhe kontratë me televizionin. 

Nëse Nebiaj zgjedh televizionin dhe programin "Përputhen" para angazhimit në politikë, atëherë mandati i Grida Dumës i kalon Lediana Fratarit.

Lediana Fratari, vajza e biznesmenit të ndërtimit, Hajredin Fratari, është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së.