AKTUALITET, 10 Nëntor 2022, 10:21

Përplasja për dy statutet e Partisë Demokratike në Gjykatë, shtyhet sërish seanca

Përplasja për dy statutet e Partisë Demokratike në

Shtyhet seanca gjyqësore e caktuar për këtë të enjte në Gjykatën e Apelit për statutin e PD, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.

Në një njoftim për mediat, Gjykata e Apelit bën me dije se seanca sot nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance.

Seanca e ardhshme është caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.

Njoftimi i gjykatës:

Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.

Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.