TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Begaj është pajisur me një staf të madh prej dhjetëra vetësh, për vizitën në New York, ku do të marrë pjesë në punimet e OKB.
Mirëpo lista e personave që marrin pjesë në delegacionin e Presidentit përmban disa emra surprizë.
Ndër to edhe parukierja e gruas së Begajt, Lili Ismaili, e cila cilësohet si këshilltare e jashtme, por në rrjetet sociale shfaqet si kuruese e imazhit të Zonjës së Parë.
Po kështu edhe djali i Presidentit, Dorian Begaj, do të shoqërojë babain, gjatë pjesëmarrjes së tij në OKB, që pritet ta lodhë shumë Presidentin, i cili më pas mund të relaksohet bashkë me familjen në New York.
Lista përmban më shumë këshilltarë, gazetarë dhe specialistë të imazhit, sesa ekip sigurie, i cili përbëhet vetëm nga shefi i sigurisë dhe një oficer.
Lista është publikuar nga aktivisti Genc Sejko në rrjetet sociale.