AKTUALITET, 17 Shtator 2023, 18:30

U arrestuan në operacionin “Tempulli”, Gjykata e Durrësit jep masën e sigurisë për 30 të dyshuarit

U arrestuan në operacionin “Tempulli”, Gjykata e Durrësit

Është mbajtur sot në gjykatën e Durrësit seanca për 30 të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit anti-drogë “Tempulli”, ku ranë në pranga qindra persona që dyshohet se janë shpërndarës narkotikësh. 

Gjykata ka vendosur ndaj 26 të arrestuarve masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sakaq, dy prej tyre janë lënë në masën “detyrim paraqitje” dhe dy të tjerë në masën “arrest shtëpie”.