AKTUALITET, 14 Maj 2023, 09:12

Presidenti Bajram Begaj voton në shkollën “Kongresi i Lushnjes”: Këto votime janë të qytetarëve, jo të partive

Presidenti Bajram Begaj voton në shkollën “Kongresi i
Presidenti Begaj

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i shoqëruar nga Zonja e Parë kanë votuar mëngjesin e sotëm rreth orës 08:55.

Presidenti Begaj deklaroi pas votimit se çdo shtetas i Shqipërisë sot ka ditën që të dëgjohet dhe vota e tij të lexohet. Ai tha se fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.

“Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
Këto votime nuk janë të partive politike. Janë të qytetarëve dhe duhet t’iu shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Begaj.