TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas humbjes së zgjedhjeve në vitin 2013, Sali Berisha u tërhoq si kryetar i Partisë Demokratike dhe nga çdo funksion tjetër, duke qëndruar vetëm si deputet.
Ai u rikthye sërish në qendër të politikës shqiptare në vitin 2021 kur u shpall non grata nga SHBA dhe kur Lulzim Basha, kryetar i PD në atë kohë, e përjashtoi nga partia. Nderkohe qe ne "Opinion" deklaroi se iken nga politika vetem kur ta marre Zoti!
Por kur mendon Sali Berisha që të tërhiqet?
Sa pranë administratës së Trumpit jeni ju sot me njerëzit tuaj dhe studion e lobimit?
Sali Berisha: Presidenti Donald Trump qëndrimet ndaj meje i ka marrë vesh para se të bëhet President.
Eshtë informuar për këtë çështje?
Sali Berisha: Po!
Ka pasur një reagim ndaj kësaj?
Sali Berisha: Kaq e kam mundësinë për të folur në këtë çështje.
Në administratën e sotme keni ju akses në njerëzit pranë tij?
Sali Berisha: Njerëz të cilët janë marrë me çështjen time dhe pa asnjë kërkesë nga unë janë sot anëtarë kabineti të Presidentit Trump, të tjerë janë në funksione të rëndësishme, por kjo nuk do të thotë se unë i kam takuar ata dhe i kam njohur.
A ju ndihmon kjo ju në zgjedhje?
Sali Berisha: Shqiptarët kuptuan të vërtetën më të madhe se pse qëndroi Sali Berisha. Edhe shqiptari i fundit që mund të ketë patur rezervën më të vogël, kur e dëgjon nga DASH se ky ka qenë vendim politik kundër opozitës shqiptare, e ka të qartë se unë mbrojtja interesat e tij dhe jo të miat.
Tani në këtë moment që ky vendim po vjen drejt heqjes, mund të gjenit një mundësi të tërhiqeshit dhe të linit një të ri për të kandiduar për Kryeministër.
Sali Berisha: Në betejën time kundër diktaturës së parë unë kisha një koncept; Kur shihja mbështetjen që kishte diktatura unë konsideroja psikologjinë e përgjithshme shoqërore një akullnajë. Dhe mendoja që duhet të bëjmë gjithçka për të shkrirë akullin dhe për të nxjerrë njerëzit nga ngrirja. Edhe këtu adhurimi për Amerikën ishte gjëja më e ligjshme. Kjo çliron mendjet, edhe mendjet e fundit të asaj që njerëzit mund të kenë menduar që jo nuk e ka të drejtë Berisha. Është një mbështetje shumë e fuqishme.
Tani që e përmbushët këtë hap të rëndësishëm, a mendoni që mund të tërhiqeni?
Sali Berisha: Të tërhiqem? Misionari tërhiqet vetëm nga një faktor, Zoti i madh.
Vetëm Zoti jo nga vota?
Sali Berisha: Vetëm Zoti tërheq një misionar. Zoti e tërheq misionarin. Misionari, Zotin nuk mund ta tradhtojë kurrë. Ai që nis një mision në kushtet më të pabarabarta, ai si shpresë dhe besim të vetën në radhë të parë ka Zotin.
Këlliçi këtu në studio 2 javë më parë deklaroi që ne nuk po luftojmë për të bërë Sali Berishën Kryeministër të Shqipërisë. Nuk do jeni ju Kryeministër po fituat?
Sali Berisha: Jo po luftojmë për misionin, edhe të gjithë këta po luftojnë për një mision. Ky është misioni.
Po fituat zgjedhjet, kush do jetë Kryeministër i koalicionit për Shqipërinë Madhështore?
Sali Berisha: Unë kam qenë Kryeministër dhe unë në ato vite kam patur të metat e mia, por kam lënë gjëra të mëdha.