TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidatët për deputetë në listën e hapur të PD-së, Adriana Kalaja, Kreshnik Çollaku, Ted Kopliku dhe Sali Shehu ishin të ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV për të folur për garën e tyre për zgjedhjet e 11 majit dhe për t’u përgjigjur pse duhet të jenë ata pjesë e parlamentit të ardhshëm.
Pjesë nga biseda
Adriana Kalaja (Kandidate në Tiranë): Kam bërë një opozitë konsistente, e kam mbrojtur Tiranën me aq sa kam patur mundësi, në mbrojtje të ligjit, trashëgimisë kulturore, duke u përballur me shkelësit e ligjit. Unë duke qenë edhe pjesë e jurisprudencës e kam frikë dhe respektoj ligjin dhe nëse ne nuk kemi këtë respekt, unë pjesën kryesore do ta kem te marrëdhënia dhe zbatimi i i ligjit. Nesër do të jem personi që do të jap llogari dhe do të jem transeprente në veprtimtarinë legjislative dhe jo vetmë kjo. Meqë kam bërë betejë pa kompromis edhe pa patur imunitet, imagjinoni si do ta bëj me imunitet.
Kreshnik Çollaku (Kandidat në Tiranë): U kam kërkuar votat tre lloj shtresave, në rradhë të parë demokratëve, jam student i Dhjetorit dhe i grevës së urisë, kam qenë dëshmitar në çdo ngjarje të PD, e kam prekur karrierën time nga funksioni më i thjeshtë deri te ato më të larta. Bëj pjesë te plejada e djemve të bulevardit të viteve ‘90 kur filloi disidenca karshi regjimit. Kërkoj votën e një pjese të shoqërisë gri, që e përdorin votën për të vlerësuar, apo ndëshkuar. Besoj te politika e arsyes. Beteja që duhet të bëjmë në parlament, është beteja e argumentit. Kushdo e kërkon këtë, te Kreshnik Çollaku e ka një adresë. Jam përpjekur që betejat e mia t’i bëj në bindjet dhe argumenta. Jam besnik i bashkëpunëtorëve dhe respektues i kundërshtarëve.
Ted Kopliku (Kandidat në Shkodër): Përfaqësoj një brez të lindur dhe rritur në demokraci. Unë besoj se jam model në politikë sa i përket angazhimit tim. Kërkohet që t’i hapet rruga rinisë. Rinia nuk e ka lënë gjurmën e saj. Është rradha jonë tani. Ne nuk kemi lënë ende një shenjë dhe duhet të fusim në parlament të rinj. Në 12 vitet e fundit ka patur të rinj ministra dhe deputetë, por kanë prodhuar fatkeqësitë më të mëdha. Ne në departamentin Brain Gain kam rrëzuar disa mite, mitin e karrierës për t’u bërë deputetë. Nga 100 vetë, ka vetëm një kandidat për deputet, por grupimi funksionon si pjesë integrale e PD, nuk është për interesa personale. Ne punuam për të hequr turpin që kishte demokrati pë të thënë që është me PD-në. Unë përfaqësoj një brez të ri brenda PD, jap një shembull se si ndërtohet karriera brenda një partie të madhe pa u servilosur, pa zgjedhur rrugët e shkurtra. Përfaqësoj një rini që lufton me rregullat që kanë vendosur të tjerët dhe më pas për të ndryshuar rregullat e lojës për të bërë të mundur meritokracinë.
Sali Shehu (Kandidat në Tiranë): Rotacioni është jetik për vendin dhe do të ketë se s’bën. Unë si kandidat në Tiranë dhe me përvojë të gjatë, të garantoj që nuk kam takuar as 10 për qind e njerëzve që e duan Edi Ramën. 70 për qind e shqiptarëve janë kundër. Sot nuk funksionon asnjë zyrë. Nëse nuk ka rotacion, zgjedhjet janë vjedhur.