TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja Ola Xama analizoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV qeverisjen e PS në mandatin e fundit dhe premtimet e fushatës. Xama u ndal në mënyrë të veçantë në tre prej premtimeve të qeverisë “Rama” në nisje të mandatit që po mbyll.
“Rritja e pagave është premtim i mbajtur, rindërtimi nuk është mbajtur si premtim, sepse ishte premtuar që në vitin 2022, por pallatet kanë përfunduar dhe fondet janë shtyrë për në 2026.
Turizmi nuk është as arritje, as dështim. Kjo është folizofia e Ramës por nëse do të kishte sukses nuk do të kishim rënie në prodhimin bujqësor dhe rritje të mallarave të importit dhe ne kështu ndihmojmë ekonomitë e tjera.
Në Shqipëri nuk vijnë turistë që shpenzojnë, por që shfrytëzojnë turizmin masiv, ndërsa në resortet në Jug shumica e pushuesve janë shqiptarë. Ka premtuar uljen e çmimit të biletave të fluturimeve ajrore dhe e ka mbajtur, edhe pse administrimi i aeroportit është skandal më vete.
Nga dështimet, Rama premtoi që në vitin 2013 zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës dhe tani po bëhet, ka premtuar HEC-in e Skavicës dhe nuk ka nisur dhe Porti i Durrësit që ka nisur edhe pse pa garë”- tha Xama.