AKTUALITET, 9 Dhjetor 2022, 10:36

PPE reagon për grushtet ndaj Berishës në protestë: Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë

PPE reagon për grushtet ndaj Berishës në protestë: Dhuna nuk

Partia Popullore Europiane ka dënuar ashpër sulmin ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha, ku kërkon që ngjarja të dënohet.

Në një reagim për Fax News pas sulmit ndaj Berisha në protestën e 6 dhjetorit. Në reagim thuhet se PPE mbështet gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes.

Reagimi i PPE për Fax News:

Si PPE ne kemi mbrojtur gjithmonë të drejtat demokratike të lirisë së tubimit dhe lirisë së shprehjes.

Çdo sulm kundër çdo demonstruesi paqësor duhet të dënohet dhe shkeljet të hetohen dhe të ndiqen shpejt nga autoritetet kompetente. Dhuna nuk është kurrë një mjet i pranueshëm në politikë.