TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Enton Abilekaj ka folur për goditjen e Sali Berishës në 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë u mbajt edhe Samiti i BE-Ballkanit Perëndimor.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit', Abilekaj tha se politika në Shqipëri ka mbjellë kulturë dhune, e cila mund të frymëzoje akte të tilla. Por, ai deklaroi se Edi Ramës nuk i interesonte goditja e Berishës në ditën kur mbahej samiti, pasi sipas analistit, kjo ishte dita më e mirë e Edi Ramës në nëntë vite qeverisje.
"Kjo e dokumentit është pikë që bën të dyshosh. Ne kemi institucione të pabesueshme. Një polici që në fillim nxjerr alibinë e atij që dhunoi kundërshtarin e partisë, pastaj nxjerr emrin e autorit. Për të gjetur këtë dëshminë, një kolege gazetare e ka të afërt, mund të ketë ndikuar dhe ajo për ta nxjerrë. Policia përpara se të nxirrte njoftimin, nxorri dokumentin që ai është i cmendur. Me këtë polici, që është polici partiake, lindin dyshime se partia ka patur dorë, sepse policia nxorri menjëherë vërtetimin.
Nuk përjashtohet mundësia që të ketë patur dorë Rama. Por, përse i duhej Ramës goditja e Berishës? Ne e pamë çfarë ndodhi. Pamë një protestë modeste, në ditën më të mirë të Edi Ramës. Ishin 34 burra shtetesh të mbledhur atje. Ishte dita më e mirë e Edi Ramës.
Vetëmi nëse do të kishte mendjen perverse të Corleones, që ndërkohë që pagëzonte djalin vriste kundërshtarët. Nuk besoj se është ky rasti.
***
U ndërtua një teknologji e dhunës verbale, akuzave ndaj opozitës, që mund të frymëzonte dhe njerëz të tillë. Dhuna verbale të çon në akte të dhunshme. Nuk është hera e parë. Ai që vrau John Lennon mendonte se ai punonte për Rusinë. Edhe ky mund të jetë një faktor.
Ai mund të ketë qenë i shtyrë edhe nga anjë forcë e tretë, shqiptar ose i huaj. Këto përgjigje duhet ti japë prokuroria.
Ai mund të jetë person me shqetësime mendore, por në fund fare këto gjëra nuk e mbyllin dosjen. Për Edi Ramën është sfidë, që të gjejë sa më shpejt, shtysat e kësaj që ndodhi", tha ndër të tjera Abilekaj.