AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 13:12

'Ekonomia'/ Tabaku: Qeveria mashtroi për kredinë e butë për rindërtimin, norma e interesit 3.75%

'Ekonomia'/ Tabaku: Qeveria mashtroi për kredinë e butë

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, bëri ditën e sotme një deklarate të fortë në Komisionin e Ekonominë dhe Financave, gjatë diskutimit të buxhetit 2023.

Ajo pohoi se procesi i rindërtimit nuk po bëhet me fondet me kredi të bute, por me normë interesi 3.75%.

“Elementi i parë është rindërtimi. 400 milionë euro detyrimi të prapambetur nga procesi i rindërtimit. Qeveria shqiptare premtoi se u morën 1 miliardë euro; 300 milionë euro grante, 700 milionë na tha qeveria janë kredi të buta.

Ndërkohë sapo e thatë, nuk ka asnjë kredi të butë. Na premtuat 2%, dhe po përdorni eurobondin dhe çdo fond që është marrë me 3.75% përveç detyrimit të fshehur që na rrjedhin.

Shkelje e rëndë që duhet të mbajë përgjegjësinë e tij. Qeveria shqiptare u angazhua që në 2013-ën që borxhi do të shkonte 60% të PBB, deri në 2019 nuk kishte asnjë pengesë të mbante këtë pretim”.- u shpreh Tabaku.