AKTUALITET, 3 Nëntor 2022, 14:48

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, konfiskohen pasuritë e Ylli Ndroqit

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, konfiskohen pasuritë e Ylli

Gjykata e Posaçme ka vendosur për konfiskimin e 26 pasurive të Ylli Ndroqit ( alias Xhemail Pasmaçiu), pas kërkesës së SPAK. 

Mes pasurive të konfiskuara janë edhe televizioni RTV Ora, aksione në shoqëri të ndryshme, apartamente, automjete luksoze dhe pasuri të patundshme. 

Vendimi është tashmë i zbatueshëm dhe RTV Ora është televizion të cilin e ka nën kontroll shteti, bashkë me pasuritë e tjera të Ylli Ndroqit. 

Avokatët e Ndroqit e kanë konsideruar vendimin të pabazë dhe të ndikuar politikisht. 

"Është një vendim haptazi i paligjshëm. I pambështetur në prova që vetë gjykata mori. Ekspertët e gjykatës nxorrën se pasuria e zotit Ndroqi gati 80 mln euro është nga burime të ligjshme. Gjykata shkelmoi atë që thanë ekspertët kontabël. Që zoti Ndroqi e familja e tij ka 600 mijë euro të ardhura nga rroga, 6 milionë euro të ardhura nga dividenti I kompanive, 4 mln lekë të ardhura nga shitja e pasurive të luajtshme e të paluajtshme dhe kanë marrë kredi në shumën 6 mln euro një pjesë ende për tu shlyer. Të gjitha këto pasuri të ligjshme të provuara nga ekspertët. Nuk e di ku I çoi gjykata kur vendosi konfiskimin e pasurisë së zotit Ndroqi. Sa kohë që është një vendim haptazi në kundërshtim me ligjin nuk ka arsye tjetër veç prapavijës politike", deklaroi avokati i Ndroqit, Besnik Muçi. 

PASURITË E KONSIFKUARA: 

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, konfiskohen pasuritë e Ylli

Gjykata pranon kërkesën e SPAK, konfiskohen pasuritë e Ylli