TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ishte sot në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 12:00, ku ka zhvilluar një takim me Prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja. Pas takimit ambasada amerikane në Tiranë, shpërndau njoftimin e shkurtër të ambasadores, ku theksohet për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për punën e prokurorëve dhe, pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush - pavarësisht postit apo pasurisë - nuk është mbi ligjin"-shkruan Kim.
"U takova me kreun Kraja & prokurorët e SPAK për të përsëritur mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për punën e tyre të rëndësishme. Pavarësisht kërcënimeve dhe tentativave për joshje, SPAK është i përqendruar që të japë gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush - pavarësisht postit apo pasurisë - nuk është mbi ligjin. Jo më pandëshkueshmëri. I duhet dhënë fund mënyrave të vjetra që Shqipëria të ecë përpara, të mund të bëhet anëtare e plotë e BE-së – në mënyrë që qytetarët e thjeshtë të marrin frymë lirisht dhe të ndërtojnë një jetë më të mire për veten dhe fëmijët e tyre. SHBA do vazhdojë të mbështesë zbatimin e plotë të reformës në drejtësi. Të vazhdojmë të ecim përpara së bashku"! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim